Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot punimet nga seanca e djeshme ndërsa me shumicë votash ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, raporton InLajm.
Kuvendi gjithashtu në lexim të 2-të ka miratuar Projektligji për Sistemin e Menaxhimit të Performancës së Komunave dhe Semën e Grantit të bazuar në performancë, ndërsa nga 19 amandamentet e propozuara vetën një nuk kaloi.
Kuvendi po i vazhdon punimet me rendin e ditës nga seanca e djeshme, ku pritet edhe votimi i i Buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë. /InLajmi/