Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, thotë se Albin Kurti nuk mund ta akuzojë Serbinë për bllokim të dialogut, ndërsa në të njëjtën kohë mohon obligimin e e Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton InLajmi.
Ky reagim i Petkoviqit vjen, pas deklaratave të kryeministrit Kurti se takimi i tij me Aleksandër Vuçiqin është shtyrë nga Serbia.
Për më tepër Petkoviq ka theksuar se ‘Asociacioni i Komunave është matësi se kush është konstruktiv dhe i përkushtuar në dialog, shkruan Tanjug.
“Beogradi, i udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiq, do të jetë gjithmonë i gatshëm t’i përgjigjet çdo thirrjeje për dialog, por dialog produktiv mund të bëhet vetëm me një bashkëbisedues të besueshëm dhe konstruktiv, gjë që Kurti nuk është dhe nuk ka qenë kurrë”, ka thënë Petkoviq, derisa ka komentuar deklaratat e kryeministrit Kurti. /InLajmi/