Qeveria e Kosovës ka nënshkruar sot 2 marrëveshje me Luksemburgun që kapin vlerën e 35 milionë eurove dhe do të implementohet për 3 vite, raporton InLajmi.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se përfshihet Marrëveshja dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes, duke shtuar se me këtë po thellohet bashkëpunimi Kosovë-Luksemburg.
“Me këtë marrëveshje po e vendosim kornizën e përbashkët sa i përket bashkëpunimit për zhvillim, edhe pse memorandumi përcakton fonde 2023-2025 dhe janë projekte që janë zgjedhur për intervenim në Kosovë dhe të financuara nga duka i Luksemburgut”, tha Bislimi.
Zëvendëskryeministri shtoi se përtej bashkëpunimit për zhvillim synimi jonë mbetet që të thellohet edhe më tej bashkëpunimi.
“Shuma aktuale indikative me këtë marrëveshje si përkrahje nga Luksemburgu ndaj Qeverisë së Kosovës për këto 3 vite është 35 milionë euro apo afërsisht 12 milionë euro për secilin vit”, tha Bislimi. /InLajmi/