Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka zgjedhur të reagoi për çështjen e veteranëve të luftës e cila tani është bërë temë kryesore për Qeverinë e Kosovës, përcjell InLajmi.
Klinaku ka bërë të ditur që kanë pranuar letrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por që sipas tij kjo letër nuk ka asgjë konkrete dhe nuk ia vlenë as të merrën më të.
Sipas tij verefikimi i listave nuk bëhet siç po mëndojnë zyrtarët e lartë, Klinaku ka thënë së ndërhyrja në lista është proces gjyqësor.
Postimi i plotë i tij:
Nuk e pritën përgjigjen tonë ndaj shkresës së kryeminstrit, por qysh ditën e nesërme pushteti e bëri këtë çështje mediale, për të bërë lojëra e mashtrime në publik.
Flasin për veteranët se meritojnë më shumë beneficione sesa marrin aktualisht, e qëllimin e kanë që të mos e lëvizin atë pagesë as në këtë kohë krize.
Disa nuk kanë ide se si dhe nga kush bëhet vlerësimi e verifikimi, e disa janë të paskrupullt sepse e dinë që nuk bëhet kjo aktualisht dhe është ndërhyrje në procesin gjyqësor.
Në kohën kur zyra në qeveri për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, për shkak të një gabimi teknik i drejton njerëzit në prokurori sepse nuk mund të lëshoj as për individin një vërtetim, këta munden tash edhe për kolektivin të bëjnë vlerësim e verifikim.
Hajde bëjeni atë vlerësim e verifikim me letër të thatë, sepse dosjet i keni në prokurori e gjykatë. /InLajmi/