Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton InLajmi.
Sipas Gashit veprimet që po i merr qeveria nuk janë asapak për t’u quditur pasi po jetojnë në botën e qudirave.
Gashi ka thënë së qeveria e ka për obligim të marrë masa ndaj inflacionit, por nuk po marrin e që sipas tij ky është rast për studim.
“Në fakt ajo që po ndodh është çudia e radhës nga kjo qeveri. Pra qeveria i kërkon shumicës parlamentare që të nxjerr një rezolutë ku i kërkon qeverisë që të marrë për tu ballafaquar me inflacionin. Qeveria është e obliguar me kushtetutë që të marrë masa ndaj inflacionit. Ky është një rast për studim. Kjo qeveri jeton në botën e çudirave. Qeveria Kurti mund të quhet çudia Kurti. Çudia Kurti po çuditë botën me mënyrën se si po mendon. Kam frikë që me këtë qasje, përtej logjikës së ekonomisë komanduese shpejt do të arrini në pikën ku me ligj do të nxirrni tavanin për sasinë e përcaktuar të lejuar të konsumit. Tavan për çdo gjë, pra se sa bukë duhet të konsumojnë qytetarët e jo sa kanë nevojë. Sa ujë duhet të pinë e jo sa kanë nevojë”, ka thënë Gashi. /InLajmi/