Ministri i Mbrojtjes, ka njoftuar se Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes ka dhuruar donacion për FSK-në, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se ky donacion nga Agjencia Amerikane me vlerë prej 75 mijë dollar përfshin automjetin special për transportin e personelit kundër materieve të rrezikshme.
Postimi i plotë i tij:
Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes dhuroi donacionin e radhës për Kompaninë tonë të materieve të Rrezikshme.
Donacioni i radhës në vlerë prej rreth 75 mijë dollar, përfshinë automjetin special për transportin e personelit dhe pajisjeve specialistike për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme.
Donacione të ngjashme krahas mbështetjes në trajnime, DTRA do të vazhdoj edhe në të ardhmen për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve të mbrojtjes kimike, atomik, biologjike dhe radiologjike.
Falënderim dhe mirënjohje e lartë për DTRA-në! /InLajmi/