Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas takimit me drejtuesit e KEDS-it, ka thënë se Qeveria është duke e neglizhuar çështjen e krizës energjetike në vend, raporton InLajmi.
Tahiri ka thënë se çështjen e energjisë e konsideron si çështje strategjike.
“Ne si subjekt politik çështjen e energjisë e kemi gjithmonë çështje strategjike, si e lidhur me zhvillimin ekonomik por edhe me sigurinë kombëtare të vendit që po shihet qartë që është një problem po ashtu serioz”.
Gjithashtu ai u shpreh se janë 2 tema kryesore në Kosovë që qeveria të bëj punën e vet dhe të mos ngritën çmimet në asnjë formë.
“Problemi vjen vetëm duke u rritur. Nëse tash nuk ka veprime, nuk ka strategji, atëherë është shumë problem. 2 tema janë kryesore për ne, e para që Qeveria ta bëjë punën e vetë, e 2-ta të mos ngriten çmimet në asnjë formë”. /InLajmi/