Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur gjendjën më koronavirus në 24 orët e fundit, përcjell InLajmi.
Pothuajse njëlloj si ditën e martë edhe sot shifrat e rasteve pozitive me koronavirus janë të larta.
Nga gjithsej 3014 testime pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 1480 qytetarë.
Ndërsa si pasojë e infektimit me koronavirus një qytetar ka humbur jetën, kurse thuhet të jenë shëruar 1106 qytetarë.
Kujtojmë së numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 287.018. /InLajmi/