Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur përsëri në rrugën “B” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Kështu bënë të ditur për gazetën InLajmi zëdhenësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar 4 persona.
“Aksident trafiku ka ndodhë në mes të një veture dhe kamioni ku si pasojë e aksidentit, 4 personave janë lënduar, u është ofruar ndihmë mjekësore.
Lidhur me këtë policia ka nisur hetime.” , konfirmoi Flora Ahmeti. /InLajmi/