Kryeministrin shqiptar Edi Rama dita e mërkurë e gjen më të relaksuar por vazhdon të mbetet akoma nën emocionet e ditës së djeshme ku Shqipëria nisi zyrtarishtë nisi rrugëtimin për anëtarësim në BE, përcjell InLajmi.
E diten e sotme Rama e ka nisur me një foto të publikuar flamurin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
“MIRËMËNGJES me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, ka shkruar Rama herët në mëngjese.
Më 19 korrik zyrtarisht nisën negociatat e BE-së për integrim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në aleancën evropiane./InLajmi/