Qeveria e ka miratuar projektligjin për sanksione të shënjestruara për shkelësit e huaj të drejtave të njeriut, raporton InLajmi.
Kryeministri i Kosovës, ka thënë se ky Projekt e ka për qëllim mbështetjen e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
“Projektligji ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtare”, tha ai.
Gjithashtu ai tha se Kosova është shteti i parë që e miraton projektligjin për sanksione.
“Republika e Kosovës është shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje”, tha ai.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me këtë projektligj, “vendi rreshtohet në radhën e shteteve demokratike”, dhe se ai “ka rëndësi në avancimin e demokracisë”. /InLajmi/