Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka përshëndetur hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE, duke e cilësuar hap të drejtë, përcjell InLajmi.
Varhelyi thekson se me ndryshimin gjeopolitik, prioritet është Ballkani Perëndimor dhe ky është një hap i madh drejt këtij angazhimi.
“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut . Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda #BE-së. Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, shkruan Varhelyi. /InLajmi/