Policia e Ulqinit, ka njoftuar se ka arrestuar shtatasin nga Kosova E. Rr, nën dyshimin se i njëjti pas mesantës së të shtunës, rreth orës 02:40, para lokalit “H20”, në sheshin Malaja të Ulqinit, ka plagosur me thikë një person përcjell InLajmi.
“Shtetasit kosovar E.R (30), i dyshuar për plagosjen e policit të Ulqinit, M.P. prokurori i ka caktuar masën e ndalimit prej 72 orësh, afati i të cilit skadon mëngjesin e së mërkurës”, thuhet në raportin e policisë, shkruan Vijesti.
Sipas raportit bëhet e ditur se Prokurori i Prokurorisë Themelore të shtetit, Faruk Resulbegoviq, ka nxjerrë vendimin për paraburgim./InLajmi/