Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar se nga 20 korriku do të zgjasë orarin e qarkullimit të autobusëve për disa linja, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrje qarkullimi i autobusëve do të jetë për linjat 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00.
Njoftimi i plotë nga Trafiku Urban Prishtinë:
Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU.
Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00. /InLajmi/