Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar 19 korrikun e vitit 1998, që si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën, përcjell InLajmi.
Mehaj ka thënë se beteja për Mbrojtjen e Rahovecit është njëra ndër betejat më të lavdishme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjithashtu ai tha se heroizmi i pashembullt i popullatës së Rahovecit ishte frymëzim për të gjithë luftëtarët e UÇK-së.
Postimi i plotë i tij:
Beteja për Mbrojtjen e Rahovecit, është ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.
Këto ditë jemi në javën e përkujtimit të 24 vjetorit të Betejës për Mbrojtjen e Rahovecit dhe nderimit më të lartë për dëshmorët dhe martirët e rënë në këtë betejë.
Qëndresa dhe heroizmi i pashembulltë i luftëtarëve dhe popullatës së Rahovecit me rrethinë, ishin frymëzim dhe forcë për të gjithë luftëtarët e UÇK-së dhe popullin anekënd Kosovës, për të vazhduar luftën deri në çlirimin definitiv nga pushtuesi barbar.
Kujtim, nderim dhe lavdi e përjetshme! /InLajmi/