Në mbështetje të Qendrës për Transfuzionin e Gjakut dhe popullit të Kosovës, mbi 60 ushtarë dhe personel civil të KFOR-it, kanë dhuruar vullnetarisht gjak në Kampin Bondsteel, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga KFOR-i, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Më tej thuhet se dhurimi i gjakut nga pjesëtarët e KFOR-it është në mbështetje për popullin e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga KFOR:
Mbi 60 ushtarë të #KFOR-it dhe personel civil dhuruan vullnetarisht gjak në Kampin Bondsteel për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe popullin e #Kosovës.
Dhurimi i gjakut është gjest vullnetar, personal dhe i fortë altruizmi që tregon përkushtimin e pjesëtarit të KFOR-it për të mbështetur popullatën e Kosovës edhe përtej thirrjes së detyrës siç thuhet me fjalën “angazhim” prezent në moton e KFOR-it. /InLajmi/