Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se Kosova po e feston arritjet e Shqipërisë historike dhe se bashkohet në angazhimin drejt reformave që do të transferojnë vendet e rajonit në Bashkimin Evropian.
“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka shkruar Kurti. /InLajmi/





















