Ish-ministrja e Ministrisë së Jashteme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, ka uruar Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e quajtur historike procesin për të dy vendet, përcjell InLajmi.
Haradinaj, shpreson se 2 shtetet do t’i shtojnë BE-së qartësinë, dhe vizionin strategjik të munguar për shtet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë i saj:
Urime të përzemërta për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në këtë ditë historike të hapjes së negociatave me BE.
Uroj të dyja shtetet t’i shtojnë Unionit qartësinë dhe vizionin strategjik të munguar për shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar rrugëtimin e tyre evropian!
Rajoni jonë sot është shumë më mirë se dje. /InLajmi/