Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë sulm ndaj forcave serbe në Rahovec, ka reaguar Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj duke thënë se dëshmorët janë udhërrëfyesit e Kosovës ne çdo moment të jetës.
Më tej, Haradinaj tha se në vitin 1998 për 10 ditë më radhë bashkëluftëtarët e Rahovecit kanë treguar vendosshmërinë e shqiptarëve që Kosova të jetojë e lirë.
Postimi i plotë i tij:
Dëshmorët janë ndërgjegja jonë, udhërrëfyesit tanë në çdo moment të jetës.
Sot e çdo ditë, përkulemi para heroizmit të tyre, veçanërisht, kur kujtojmë betejat e pabarabarta me armikun, para të cilit qëndruam ngadhënjimtar. Në këtë frymë, Epopeja e Rahovecit, e vitit 1998, i tregoi armikut dëshirën tonë të madhe për liri, dëshirë e cila mposhti forcën e tyre pushtuese.
I paharruar heroizmi i trimave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ditët e ngrohta të korrikut 1998, e të lartësuar emrat e tyre: Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi.
Për dhjetë ditë me radhë, ata me bashkëluftëtarët e tjerë, në përballje me pushtuesin, treguan vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre.
Lavdi e përjetshme! /InLajmi/