Kryetari i AAK-së, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se beson fuqishëm se një hap i tillë do ta shkurtoj edhe rrugën e anëtarësimit të Kosovës në BE.
Më tej u shpreh se një hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian për Kosovën duhet te ndodhë në vjeshtë të këtij viti.
Postimi i plotë i tij:
Shqipëria sot hyn në rresht me botën demokratike perëndimore. Hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj.
Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane.
Shpresojmë që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën. /InLajmi/