Ish-Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka vlerësuar lart lajmin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai ka theksuar që ky është një lajm i mirë për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
Çollaku thotë se për këto 2 vende nuk ka qenë aspak e lehtë gjithë kjo rrugë deri këtu, por shton se kanë edhe shumë punë për të bërë deri tek anëtarësimi i plotë.
Kur ka folur për anëtarësimin e Kosovës në BE, Çollaku ka thënë se pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë kjo nuk mund të ndodhë, pasi që Kosovën nuk e njohin edhe 5 vende të BE-së.
Çollaku ka folur edhe për dollinë me shampanjë, që e kishte bërë para 6 vjetësh, që është komentuar aq shumë, por që kosovarëve akoma nuk u janë liberalizuar vizat, tha ai në Klan Kosova.
Ish-ministri u shpreh që pret që dollia e vërtetë të ndodhë shumë shpejtë, duke thënë “se qytetarët tanë e meritojnë këtë”.