Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq ka rinovuar kontratën me ekipin kuqezi. Kampionët e Italisë dhe sulmuesi i madh, Zlatan Ibrahimoviq kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe për një vit.
Pavarësisht dëmtimit, Milan ka vendosur që të mbajë Ibrahimoviqin në ekipin, pasi sulmuesi nuk dëshiron të pensionohet, por do të luftojë akoma për ta ndihmuar ekipin në qëllimet tjera.
Mediat në Itali raportojnë se Ibrahimoviq tashmë ka nënshkruar kontratën e re, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ibrahimoviq ka nënshkruar kontratë edhe për një vit me Milanin”, raporton gazetari i njohur italian, Di Marzio.