Është shpërndarë një video prekëse e qytetarëve ukrainas duke u ulur në gjunjë pranë rrugës si shenjë e jashtëzakonshme e pikëllimit teksa trupat e nënës dhe të birit të vrarë nga raketat ruse u dërguan në banesën e tyre të fundit.
Dhjetra banorë të Malaya Mochulka u ulën në gjunjë për të nderuar trupat teksa marshonte funerali i dentistes 35-vjeçare, Viktoria Rekuta dhe të djalit të saj 7-vjeçar, Maxim Zharyi, shkruan Daily Mail.
Dyshja ishin duke vizutuar një klinikë mjekësore në qytetin në afërsi të Vinnytsia rreth orës 10:50 të enjten kur ajo u goditë një raketë ruse e lansuar nga marina detare e Detit të Zi, transmeton Periskopi.
Edhe 2 fëmijë të tjerë ishin në mesin e 24 të vrarëve në sulmin që lëndoi më shumë se 200 njerëz dhe shkatërroi disa ndërtesa banimi.
https://www.youtube.com/watch?v=NAMR_nareTg