Të paktën 4 persona humbën jetën kur 2 avionë u përplasën në ajër mbi aeroportin në veri të Las Vegas.
Një avion tipn “Piper PA-46” dhe një “Cessna 172” u përplasën në rrethana të pazbuluara pasditen e së dielës, sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA.
Në secilin avion ndodheshin nga 2 persona.
Shkaku i përplasjes është nën hetim, por raportet fillestare tregojnë se avioni “Piper” ishte duke u përgatitur të ulej kur u përplas me “Cessna”, sipas agjencisë, shkruan abcneës.al.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë rrënojat e djegura të njërit prej 2 avionëve.