Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është nënshkruar në Librin e zisë, për rastin e vrasjes së ish-kryeministrit, Shinzo Abe, dhe më pas sot është takuar me ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë se Abe ishte një mik dhe lider frymëzues për Kosovën.
Më tej, kreu i PDK-së shtoi se në takim me Ambasadorin Yamanaka, kanë diskutuar për bashkëpunim mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.
Postimi i plotë i tij:
Për ngushëllime dhe për tu nënshkruar në Librin e zisë, në Ambasadën e Japonisë në Prishtinë, me rastin e vrasjes së ish-kryeministrit, Shinzo Abe, ditë më parë.
Ish-kryeministri Abe ishte mik i mirë i Kosovës, mbështetës i madh në shtetndërtimin tonë dhe lider i urtë e frymëzues.
Gjithmonë jemi mirënjohës për kontributin e veçantë dhe të vazhdueshëm, personal e shtetëror që ish-kryeministri Abe ka treguar për vite me radhë ndaj vendit tonë.
Pas nënshkrimit në Librin e zisë, takova të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Keisuke Yamanaka, me të cilin diskutuam edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme. /InLajmi/