Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka bërë të ditur së bashkë më të atin kanë vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, përcjell InLajmi.
Sipas saj Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi, Haradinaj dhe Gucati ishin mirë më shëndet dhe mbi të gjitha po qëndronin krenarë dhe të pa mposhtur.
Tutje Zejnullahu ka thënë së lufta që është zhvilluar në Kosovë e që nga mbrapa ka pas UÇK-në ka qenë luftë e pastër dhe e drejtë.
Nder të tjera ajo ka shtuar se askush por as edhe gjykatat nuk mund ta rishkruajnë historinë e lavdishme të ushtrisë shqiptare, por as edhe t’i shlyej krimet që ushtria serbe i ka kryer në Kosovë.
Postimi i plotë i saj:
Sot, bashkë me Babin ishim në vizitë te Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari Kadri Veseli. Aty takuam edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.
Të gjithë ishin mirë me shëndet, plotë energji dhe të vendosur. Krenarë dhe të fortë!
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë! Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe t’i shlyejë krimet kundër njerëzimit e gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.
Të fala për të gjithë! /InLajmi/