Një avion me mbi 30 persona në bord ka humbur kontrollin ndërsa ulej në aeroportin Ndërkombëtar “Aden Adde” në Somali dhe për pasojë është kthyer përmbys. Megjithatë, për fat të mirë sipas asaj që kanë deklaruar autoritetet në vend, të 36 pasagjerët në bord shpëtuan.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se piloti humbi kontrollin e mjetit fluturues ndërsa përpiqej të ulej në pistë, dhe më pas u përfshi edhe nga flakët, shkruan abcnews.al.
Pasi pasagjerët kanë dalë të sigurt nga avioni, avioni u çmontua plotësisht pasi shpërtheu në flakë. Zjarrfikësit u përpoqën të shpëtonin mjetin fluturues por përpjekjet e tyre rezultuan të kota sipas autoriteteve.
https://twitter.com/Cabdalleaxmed/status/1548960557356797952?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1548960557356797952%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fpiloti-humbi-kontrollin-avioni-me-36-veta-ne-bord-rrezohet-ne-pisten-e-aeroportit%2F