Deri në Skënderaj shkuan por hyrja në Prekaz iu pamundësua 60 studentëve që tani po thuhet që nuk ishin studentë serbë por nderkombëtar, përcjell InLajmi.
Të paktën klshtu u shpreh organizatori i kësaj vizite, Labinot Hajdari, sipas tij grupi që u ndalua nuk ishte ai që protestuesit mendonin.
Nder të tjera Hajdari këtë fakt e quajtur të dhimbshem që këtyre studentevë iu ndalua hyrja në Prekaz, e që akoma më shumë dhemb fakti që nuk iu lejua prezantimi i historisë së Familjes Jashari.
Për gjithë këtë Hadjari fajin e ka hedhur tek gazetarët pasi sipas tij janë ata që po japin informacione të pavërteta.
Postimi i plotë i tij:
SQARIM
Rruges per ne Prekaz, me 60 studentet nderkombetar, asnje nga rajoni, fatkeqesishte hyrja na u pamundesua nga protestuesit qe kishin dale per te parandalu hyrjen e nje grupi tjeter qe ishte e parapare te ndodhte sot.
Duke qene vet nga Drenica, i di mire plaget dhe shqetesimin e secilit protestues, prandaj eshe pse ne nuk ishim grupi qe pretendohej, meqe ne jemi organizim tjeter, per te mos provokuar situaten, vendosem ta anulojme viziten ne Prekazin heroik.
Eshte e dhimbshme qe kesaj here, ashtu sic e bejme cdo vit, nuk arritem qe para studenteve nderkombetar, te tregojme historine e dhimshme te familjes Jashari, Prekazit legjendar, gjithsesi e mbeshtesimin shqetesimin e protestuesve, qe grupin tone fatkeqesishte e ngaterruan me grupin e studenteve te Universitetit Veror te Prishtines.
Ju kerkoje mediave te permbahen nga lajmet prapaganduese, duke plasuar lajme, e ngaterruar grupin tone, e ritheksoj, asnje nga rajoni, me grupin e studenteve te Universitetjt Veror te Prishtines, te cilit kishin leshuar deklarata provokuese.
Sa per sqarim, pjesemarresite jane nga shtetet si: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Italia, Luksemburgu, Kenia, Belgjika, Spanja, Suedia, Danimarka, Franca, Vietnami, Turqia, Republika e Irlandës, Hong Kongu, Gjermania, Zvicrra, Skotlanda, Austria, Republika Dominikane, Ukraina, Japonia, Kolumbia, Mongolia, Polonia, Norvegjia, Kirgizstani dhe nga diaspora.
Pra, grupi me autobusin e kompanise Arditi Tours, nuk ishte grupi qe pretendohej. /InLajmi/