Zjarret masive kanë kapluar shumë zona në Francë dhe Spanjë, teksa zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën.
2 zjarre të mëdha kanë djegur gjithçka para vete në pyjet me pisha, për gjashtë ditë në jug të qytetit Bordo, në Francën jugperëndimore. Zjarret kanë detyruar evakuimin e rreth 14.000 njerëzve, përfshirë shumë që ishin me pushime në zonë.
Zjarrfikësit në Spanjë u mbështetën nga brigadat e Urgjencës të Forcave të Armatosura, në përpjekjen për të shuar më shumë se 30 zjarre.
Zjarret shkatërruese të pyjeve janë shkaktuar nga një valë e nxehtë e verës në Evropë. Pjesë të kontinentit po përgatiten për rekorde të reja të temperaturave në fillim të javës së ardhshme.
Meteo France parashikoi temperatura deri në 41 gradë Celsius në një pjesë të Francës
Në të gjithë Spanjën, zjarrfikësit po luftojnë gjithashtu disa zjarre pas ditëve të temperaturave në rritje deri në 45.7 Celsius, raporton DW.
Gjatë vitit 2022, deri në mes të qershorit, 39.550 hektarë në Portugali janë shkatërruar nga zjarret. Pothuajse 2/3 e kësaj hapësire janë djegur në javën e fundit.