Përmbytjet nga shiu në Kinën jugperëndimore dhe atë veriperëndimore morën jetën e 12 personave.
Të zhdukur mbeten 12 persona ndërsa 4300 të tjerë, janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Pothuajse në të njëjtën gjendje ishte edhe Sudani. Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Darfurin lanë të vrarë të paktën shtatë persona në mesin e tyre kishte dhe fëmijë, shkruan klankosova.tv
Sipas ekspertëve ngjarjet e tilla ekstreme të motit po ndodhin për shkak të ndryshimeve klimatike.