• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 2 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Zhegër, Vitomiricë, Orllan, Runik, Zym, Krushë e Madhe fshatra që po pretendojnë të bëhen komuna

J G nga J G
16 July 2022
në KRYESORE
0 0
0
Zhegër, Vitomiricë, Orllan, Runik, Zym, Krushë e Madhe fshatra që po pretendojnë të bëhen komuna
0
SHPERNDARJE
79
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

17 fshatra të Kosovës kanë aplikuar zyrtarisht që të bëhen komuna. Aplikimi i tyre është bërë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

E që një fshat për t’u bërë komunë duhet të plotësojë disa procedura, sipas MAPL-së.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se në raport ka pranuar 17 kërkesa për formim të komunave të reja, ku këto fshatra kanë vetëvlerësuar që duhet të jenë komuna.

“Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna. Ky diskutim bëhet shumë aktual gjatë kohës së zgjedhjeve ose para zgjedhjeve, sidomos nga komunitetet pakicë diku në pjesë të Kosovës po e them jo serb”, tha ai.

Sipas tij, këto fshatra nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim.

“Nga raporti që kam parë nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim. Unë mendoj që duhet të kemi shumë kujdes në idenë të funksionimit të komunës”, ka theksuar Krasniqi.

Në lidhje me këtë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka treguar mënyrën dhe procedurat ligjore që duhet ndjekur një fshat për tu bërë komunë.

“Ligji Nr. 03/L-041 “Për kufijtë administrativ të komunave” parashikon në nenin 10. Mënyrat e Ndryshimit të Kufijve administrativ të Komunave dhe më konkretisht Ndryshimi i kufijve administrativ të komunës bëhet me: a) bashkimin e një apo më shumë komunave me një komunë ekzistuese; b) bashkimin e dy apo më shumë komunave për formimin e një komune të re; c) me ndarjen e një pjese të një komune (apo komunave) për t`iu bashkuar me një komunë tjetër; d) me ndarjen e një pjese të një komune apo komunave për formimin e një komune të re”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Në përgjigjen e MAPL-së bëhet e ditur se një fshat për t’u bërë komunë duhet të ketë propozimet dhe dokumentet mbështetëse që përfshijnë së paku 7 pika.

“Gjithashtu Neni 11 përcakton përmbajtjen e propozimeve dhe dokumentet mbështetëse për ndryshime të kufijve administrativ të cilat duhet të përfshijnë së paku: a) hartën e territorit apo territoreve, kufijtë administrativ të cilave propozohen të ndryshohen, duke specifikuar kufijtë administrativ e rijnë të propozuar; b) arsyetimin për nevojën e ndryshimeve të tilla dhe lehtësimin ose vështirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime të ofruara nga komuna; c) analizën e efekteve të ndryshimit në aspekt të qëndrueshmërisë ekonomike të komunës; d) arsyetimin që ndryshimet janë në pajtueshmëri me parimin e subsidiaritetit dhe ndikojnë pozitivisht në ushtrimin e kompetencave të komunave; e) materialet shpjeguese për formën e likuidimit të borxheve apo kredive të kontraktuara nga secila komunë; f) raporti i cili përmban mënyrat e konsultimit me qytetarët, rezultatin pro dhe kundër nga këshillimi me qytetarët; dhe g) dokumentet tjera të krijuara nga autoritetet përkatëse gjatë procesit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”, kanë thënë nga kjo ministri.

Nga 17 fshatra, MAPL-ja ka treguar emrat e 6 prej tyre që e kanë kërkuar të bëhen komuna.

“Disa nga këto komuna janë: 1. Zhegër – Komuna Gjilan, 2. Vitomiricë – Komuna e Pejës, 3. Orllan – Komuna e Podujevës, 4. Runik – Komuna e Skenderajt, 5. Zym – Komuna e Prizrenit, 6. Krushë e Madhe – Komuna e Rahovecit”, kanë thënë nga kjo ministri.

Sipas MAPL-së, lidhur me propozimet për ndarje të një pjese të territorit, në mënyrë që të krijohet një komunë e re, kërkesa duhet të përfshijë edhe: a) planin për ndarjen e pronave tyre respektive, të drejtave, veprimeve, borxheve dhe obligimeve; b) planin për rialokimin e stafit komunal që do të emërohet në komunën e re; c) listën e certifikuar të qytetarëve që gjenden në pjesën apo në pjesët të cilat do të përbëjnë komunën e re.

Kjo ministri ka theksuar nenin 12 i cili përcakton që në rast se një fshat i banuar me komunitete jo shumicë aplikon të bëhet komunë, atëherë ai duhet së paku 75% e banorëve të jenë nga ai komunitet.

Gjithashtu, në ligj specifikohet edhe një element shtesë që secili fshat që synon të bëhet komunë duhet t’i ketë pesë mijë banorë në të, në mënyrë që të ketë të drejtë për të aplikuar.

“Së fundmi Neni 12 përcakton gjithashtu dhe kushtin ligjor të Konsultimit me komunitetet jo shumicë, në rastet kur ky komunitet përbën së paku 75% të popullsisë në një vendbanim të përqendruar në zona kadastrale të bashkëlidhura me popullsi të gjithëmbarshme prej së paku 5000 qytetarësh, me qëllim të krijimit të komunave të reja”.

“Vendim për ndryshimin e kufijve administrative të komunës i nënshtrohet procedurës së plotësim ndryshimit të Ligjit ‘Për kufijtë administrativ të komunave’ pasi hynë në legjislacionin vital si kategori kushtetuese e cila kërkon shumicën e dyfishtë për plotësim ose ndryshim”, thuhet më tej në përgjigjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan Tëvë1.

Vendi përbëhet prej 38 komunave e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Secila prej komunave ka një kryetar komune, kuvendin komunal (këshilli bashkiak), dhe disa kompetenca vetëqeverisëse.

Tags: Elbert KrasniqiFshatraKomuna
Postimi i mëparshëm

Sekretarja amerikane: Kemi lajme të mira për çmimet e naftës ruse

Postimi tjetër

Drejtorit të Bayern Munich mendja i ka ngelur tek Matthijs de Ligt

Të ngjajshme Postime

AUV: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore
KRYESORE

AUV: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore

1 June 2025
Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë nga presidentja Osmani
KRYESORE

Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë nga presidentja Osmani

1 June 2025
Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas për vizitë zyrtare në Kosovë
KRYESORE

Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas për vizitë zyrtare në Kosovë

1 June 2025
Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët
KRYESORE

Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

1 June 2025
Haziri: Ai që kundërshtoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës
KRYESORE

Haziri: Ai që kundërshtoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës

31 May 2025
Kurti, Jashari e Maqedonci shohin ushtrimet e ‘‘Defender Europe 25’’: FSK po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s
KRYESORE

Kurti, Jashari e Maqedonci shohin ushtrimet e ‘‘Defender Europe 25’’: FSK po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s

31 May 2025
Postimi tjetër
Drejtorit të Bayern Munich mendja i ka ngelur tek Matthijs de Ligt

Drejtorit të Bayern Munich mendja i ka ngelur tek Matthijs de Ligt

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 2 qershor ndër vite?!

2 June 2025
Kek me kajsi të freskëta – Butësi dhe ëmbëlsi perfekte

Kek me kajsi të freskëta – Butësi dhe ëmbëlsi perfekte

2 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperatura maksimale mund të arrijë deri në 30 gradë celsius

2 June 2025
Dashuria e vërtetë mbart këto cilësi…

Dashuria e vërtetë mbart këto cilësi…

2 June 2025
Moskës i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë dollarësh – Zelensky jep detaje rreth sulmit ndaj bazave ajrore ruse

Moskës i është shkaktuar dëm prej 7 miliardë dollarësh – Zelensky jep detaje rreth sulmit ndaj bazave ajrore ruse

1 June 2025
AUV: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore

AUV: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore

1 June 2025
Nëna e Ledrit thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara: Asnjë prind nuk gëzohet, por ndodhin

Nëna e Ledrit thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara: Asnjë prind nuk gëzohet, por ndodhin

1 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu