Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka mbajtur konferencë për media, raporton InLajmi.
Tahiri tha se 80 mijë zyrtarë publik po mbesin peng i Qeverisë Kurti, për mosmiratimin e Ligjit të Pagave.
“Në mungesë të këtij Ligji i cili vargitet tash e një vit e gjysme dhe 3 herë i tejkalon afatet e përcaktuara të Qeverisë në agjendën legjislative, 80 mijë zyrtarë publikë janë peng e një Qeverie e cila nuk ndërmerr asnjë veprim”, ka thënë Tahiri.
Gjithashtu ai ka thënë se në mungesë të këtij ligji policisë u janë ndarë 15 milionë euro ndërsa te shëndetësia 25 milionë euro.
“Interpelanca ndërlidhet drejtpërdrejtë me këtë se ky Ligj nuk ka ardhë në Kuvend dhe për këtë fakt, Policisë u janë marrë 15 milionë euro, te Shëndetësia 25 milionë euro, e kështu më radhë”, ka thënë ai. /InLajmi/