Një avion që po shuante zjarret në Portugali është rrëzuar. Për paosjë ka humbur jetën piloti, ka njoftuar shërbimi i Mbrojtjes Civile të vendit.
Mediat raportojnë se aksidenti ndodhi në orët e vona të natës pranë Vila Nova de Foz Coa, në rajonin Guarda të Portugalisë veriore.
“Deri tani nuk e dimë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit”, u tha gazetarëve kreu i agjencisë, Andre Fernandez, transmeton abcneës.al
Rreth 150 zjarrfikës dhe forca ajrore u angazhuan në shuarjen e zjarrit, autoritetet në të gjithë vendin janë në gatishmëri pasi për shkak të temperaturave të larta rreziqet për zjarre janë edhe më të mëdha.