Ish-kryenegociatori, Skender Hyseni, ka reaguar menjëherë pasi Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez për t’i hapur rrugën integrimit evropian, përcjell InLajmi.
Sipas tij vendimi është racional duke pas parasysh së edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova edhe pak u ka mbetur që t’i hapen dyert për integrim.
Ai tutje ka thënë së Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë deri sa t’i ketë në gjirin e saj 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë i tij:
Vendimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që miratoi sot propozimin francez për t’i hapur rrugën integrimit evropian është për t’u mirëpritur.
Ky vendim racional i kuvendit ishte vendimtar për Maqedoninë e Veriut, si dhe të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, së cilës, në një të ardhme të afërt duhet t’i hapetn dyerët e integrimit. Bashkimi Evropian do të jet i plotë vetëm pasi të ketë në gjirin e saj 6 vendet e Ballkanit Perendimor. /InLajmi/