Këngëtari nga Kosova Genc Prelvukaj, sot feston ditëlindjen e tij, shkruan InLajmi.
Genci në ditëlindjen e tij urimin më të bukur e ka marrë padyshim nga Eni, e cila ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një foto të 2-ve, krahas së cilës shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Faleminderit për gjithçka që bën për ta bërë jetën time të mrekullueshme. Ti je shoku im më i mirë, shpirti im binjak dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Çdo hap që eci dhe çdo moment që jetoj…dua të jem përgjithmonë me ty. P.S. Faleminderit që më keni vjedhur zemrën. te dua” shkroi Eni.
Çifti janë shpesh në qendër të mediave rozë, pasi interesi i publikut është i madh. /InLajmi/

