Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë Kurti në lidhje më rritjen e çmimeve në Kosovë, përcjell InLajmi.
Abdixhiku në rrjetin e tij social facebook ka postuar një inflacion ku shihet përqindja e rritjeve të çmimeve në Evropë, duke thënë se Kurti nuk po e njeh mirë realitetin e Kosovës.
Gjithashtu a tha se Kosova është në një krizë shumë të vështirë sesa çdo shtet tjetër evropian,
Postimi i plotë i tij:
Sepse në Evropë ‘nuk ka’ shpresë!
Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare.
Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë. /InLajmi/