Në 23-vjetorin e vrasjes së Yll, Agron e Mehmet Bytyqit në Serbi, kongresi amerikan miratoi një rezolutë në kërkim të zbardhjes së këtij rasti. Vëllai i të ndjerëve Yllit, Agronit dhe Mehmetit, Ilir Bytyqi ka thënë se kjo rezolutë është historike.
Vëllai i vëllezërve Bytyqi, Iliri tha se këtë rezolutë e kanë pritur me emocione të përziera, teksa tha se lënda e vëllezërve Bytyqi do të jetë e qartë ndaj Serbisë.
“Rezolutën e kemi pritur me shumë emocione të përziera, por është historik. 423 vota për dhe një votë ka qenë kundër. Lënda e vëllezërve Bytyqi do të jetë e qartë ndaj Serbisë për shkak marrëdhëniet SHBA- Serbi çdo herë do të jetë konflikt ndërmjet 2 shteteve dhe familjes tonë. Kjo do të thotë që ne dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të injorohemi, drejtësia do të vie në vend dhe Serbia e di këtë”, ka thënë ai.
Ai thotë se kanë pasur kontakte me prokurorin e Drejtësisë për krime lufte në Serbi, por sipas tij, ata nuk ia vënë mendjen kësaj çështje.
Sipas tij, Serbia nuk ka dëshirë që kriminelet për vrasjen e vëllezërve Bytyqi t’i vë para drejtësisë.
“Po kemi pasur kontakte me prokurorin e drejtësisë për krime lufte në Serbi, por çdo njëri nuk ia vë mendjen, thonë do bëjmë, do bëjmë por asgjë s’bëhet. Serbia nuk ka dëshirë t’i vë kriminelet të përgjigjur për vrasjen e vëllezërve të mi para drejtësisë, por atyre i konvenon që t’i mbrojë kriminelët”, tha Iliri, vëllai i të ndjerëve Yllit, Agronit dhe Mehmetit, tha ai në Tëvë1.
Vëllezërit Bytyqi, Ylli, Agroni dhe Mehmeti u vranë në vitin 1999 nga forcat serbe, pasi kishin kaluar gabimisht kufirin me Serbinë.