Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit të saj para Komisionit Hetimor për krizën energjetike ka thënë se paralajmërimet për mundësinë e një krize energjetike i ka marrë në tetor dhe nëntor, raporton InLajmi.
Rizvanolli tha se janë marrur 2 shkresa për rritjen e konsumit të energjisë elektrike.
“Gjatë tetorit dhe nëntorit kam marr 2 shkresa që më kanë informuar për rritjen e konsumit të energjisë, që kanë informuar gjithashtu që për shkak të nevojës për import mund të ngulfatën kapacitetet e transmisionit” është shprehur Rizvanolli.
Gjithashtu ajo tha se sa i përket subvencionimit të konsumatorëve situata energjetike është e jashzakonshe.
“Sa i përket për subvencionimin e konsumatorëve situata në të cilën jemi gjindur me krizë energjike është e jashzakonshme. Ka pasur shumë propozime, nga ministria e ekonomisë por vendimi ka qenë i rregullatorit. Qeveria ka vendosur të subvencinojë duke marrë parasysh interesin publik. E rëndësishme kanë qenë siguria e furnizimit dhe ruatja e përballueshmërisë për konsuamtorë”, u shpreh ajo. /InLajmi/




















