Njëri nga transferimet që bëri më shumë bujë këtë afat kalimtar, ishte trasnferimi i Darwin Nunez te Liverpooli.
Skuadra angleze pagoi 75 milionë euro për Nunezin, i cili deri më tani, nuk duket se po përshtatet me klubin e ri.
Gjatë një miqësore sot, Nunez pati shumë raste të humbura, gjë, që nervozoi edhe trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.
Uruguaiani edhe në miqësoren e kaluar, nuk u duk se ishte ende në formën e tij më të mirë, përcjell Klan Kosova.
Ai u ble për ta zëvendësuar Sadio Manen, i cili u transferua te Bayerni.