Një tërmet me fuqi prej 6 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur Ekuadorin.
Sekretariati kombëtar i Ekuadorit për Reduktimin e Rrezikut (SNGR) tha se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në një thellësi prej 57 kilometrash, ishte 19 kilometra nga qyteti i Guayas në veriperëndim të vendit.
Tërmeti është regjistruar edhe në qytetet Pichincha, Manabi, Esmeralda, Cotopaxi, Chimborazo dhe Loja.
Nuk ka pasur viktima në njerëz dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Rreth 700 persona humbën jetën në 2 tërmete me magnitudë 7.8 dhe 6.1 ballë që ndodhën në Ekuador më 16 dhe 20 prill të vitit 2016, , raporton Anadolu Agency (AA).
Vendi ndodhet në zonën e quajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku aktiviteti sizmik është intensiv.