Stresi, lodhja dhe sasia e madhe e informacionit që marrim çdo ditë, bën që shpesh të kemi probleme me kujtesën.
Mund të harrojmë nga gjërat e thjeshta deri te informacionet dhe detyrimet e rëndësishme.
Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e trurit dhe ka disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e kujtesës sonë.
Ndjekja e një diete të pasur me ushqime në ngjyrë të purpurt dhe të kuqe mund ta ndihmojë atë.
Kjo është për shkak të antocianinës fitokimike që u jep këtyre ushqimeve ngjyrën e tyre, ndërsa përmirëson kujtesën. Më poshtë, po rendisim 4 prej tyre:
Qepë
Qepa e kuqe përmban antocianinë dhe kuercetinë duke ndihmuar në një masë të konsiderueshme kujtesën tonë.
Mollë
Mollët përmbajnë nivele të larta të kuercetinës, një antioksidant që është treguar në studime se mbron nga Alzheimer. Pjesa më e madhe e kuercetinës gjendet në lëkurën, e cila gjithashtu përmban antocianin.
Rozmarina
Rozmarina përmban acid karnozik, një substancë neuroprotektive që studimet kanë treguar se edhe aroma e rozmarinës përmirëson kujtesën e punonjësve të zyrës, përcjell Living Shqip.
Panxhari
Panxhari është një burim i mirë i antocianinës dhe folatit dhe është gjithashtu një ushqim që përmirëson kujtesën.