Policia e Kosovës ka hasur sot në fshatin Bellacerkë të Rahovecit në një granatë dore, përcjell InLajmi.
Menjëherë në vendgjarje ka dale edhe njësiti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ku e kanë bërë demiminimin e këij mjeti shpërthyes.
Njofitmi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Bellacerkë, Rahovec, 14.07.2022-17:42 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ishte duke kryer disa punime në fushë kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar. /InLajmi/