Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur që ka zhvilluar takim në Hagë me ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, përcjell InLajmi.
Bislimi tha se miku i tij Selimi ishte po i njejti person që kishte qenë përherë, njeri i disponuar por mbi të gjitha me besim të plotë në drejtësi.
Ai ka theksuar që miku i tij edhe pse nuk po qëndron në Kosovë po përcjell çdo zhvillim politik në vend, ndërsa përveç Selimit Bislimi ka takuar edhe ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqin.
Si përfundim ai tha së 3 orë takim iken aq shpejt sa i janë dukur sikur kishte ndenjur vetëm 30 minuta.
Postimi i plotë i tij:

Sot vizitova në Haagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plote në drejtësi. Edhe pse larg Kosoves, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend. Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. 3 orë ikën si 30 minuta. /InLajmi/