Numri i aksidenteve në Kosovë dita ditës po rritet, kjo përshkak të pakujdesisë në komunikacion, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku mes 2 veturave në Vushtrri, ku lëndime trupore kanë pësuar vozitësi i njërës veturë dhe një pasagjere.
Ndërsa të lënduarit janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor në QKUK.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Vushtrri, 14.07.222-18:50 2 vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i njërës nga veturat e involvuar në aksident si dhe një femër kosovare pasagjere. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. /InLajmi/