Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë kryer 3211 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 1502 qytetarë.
Janë 7.888 qytetarë aktivë me koronavirus në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, përcjell abcnews.al.
Janë shëruar 677 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281.051 që nga fillimi i epidemisë.