I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Plator Gerdovci, kanë shikuar nga afër procesin e korrjes së grurit, përcjell InLajmi.
Rama ka thënë së për të dhe grupin e tij punues prioritet është zhvillimi rural.
Ai ka thënë së bujqit do kenë përkrahje të vazhdueshme, sipas tij zhvillimi rural në Prishtinë është prioritet për të dje stafin e tij.
Postimi i plotë i tij:
Në fshatrat Barilevë e Drenoc, bashkë me Drejtorin e Bujqësisë, Plator Gerdovci, përcollëm procesin e korrje-shirjeve të grurit .
Zhvillimi rural i Kryeqytetit vazhdon të jetë prioritet për ne, prandaj do të vazhdojmë t’i përkrahim kultivuesit e kulturave bujqësore në Prishtinë për të maksimalizuar rendimentet e punës së tyre. /InLajmi/