Një peshkaqen i bardhë i madh është parë në veri të Norvegjisë, një kafshë që nuk do ta prisnit ta takoni në ujërat e ftohta të Detit Norvegjez.
Pamjet tregojnë se peshkaqeni i afrohet një anijeje dhe më pas kalon pranë kuvertës.
Deri më tani dihet se 5 lloje peshkaqenësh notojnë në ujërat e ftohta të Norvegjisë dhe deri më tani nuk është vënë re pamja e peshkaqenëve të mëdhenj të bardhë, përcjell Alsat mk.
Megjithëse shkencëtarët kanë paralajmëruar se për shkak të ndryshimeve klimatike, peshkaqenë të mëdhenj të bardhë mund të shfaqen në ato ujëra, është ende e pazakontë t’i shohësh ata.