Ousmane Dembele ka rënë dakord për një kontratë të re 2 vjeçare për të qëndruar në “Camp Nou”.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi blaugrana me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.
Barcelona e mori francezin në verën e vitit 2017 me një shifër stratosferike prej 190 milionë eurosh nga Borusia e Dortmundit, shkruan RTK.
Dembele ka zhvilluar për Barcelonën 102 ndeshje, ku ka realizuar 19 gola.