Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar shkrimet e tij së fundmi në lidhje me kritikat që i ka bërë për qasjen e opozitës karshi Qeverisë Kurti, përcjell Periskopi.
Haxhiu ka thënë se fajtori kryesor që Albin Kurti i ka sot 51% është Ramush Haradinaj.
“E di rrugëtimin e AAK-së e të Ramush Haradinajt. është pragmatik maksimalisht. Me faje të jashtëzakonshme të rrugës politike. Dhe një prej arsyeve pse VV është tash me 51% janë gabimet e tyre, por fuqia e Ramush Haradinajt”.
“Ramush Haradinaj është fajtori kryesor pse Albin Kurti sot i ka 51%. Me vazhdimësi ia ka dhënë krahët e munguar të Albin Kurtit. Fuqinë e UÇK-së, fuqinë e njerëzve, kërcënimit të gjitha fuqitë që ai nuk i pasë e nuk ka guxu me bo asnjë veprim ia ka dhënë Ramushi e Fatmir Limaj. Sot, situata është e tillë për shkak të asaj”, deklaroi Haxhiu në T7.
Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, kohëve të fundit është aktivizuar me shkrime autoriale. Në njërin prej tyre ai ka kritikuar ashpër edhe 2 liderët e opozitës, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, duke i quajtur ‘fëmijë të lazdruar’.