Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka thënë se në 24 orët e fundit janë realizuar 1,153 testime për koronavirusi nga ku janë diagnostikuar 411 raste të reja, prej të cilëve 88 janë riinfektime.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 210 pacientë. ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast vdekje.
Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani atje janë bërë 2.092.345 testime për koronavirus, përcjell alsat mk.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve shënon 317.140, numri i pacientëve të shëruar është 305.712, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirus është 9.337, numri i rasteve aktive është 2.091.